zoom

Të gjitha

Beatrix fshiu postimet për Balinën, reagon opinionistja: Nuk dua t’i fryj zjarrit…

Ditën e djeshme, Beatrix Ramosaj i surprizoi të gjithë me disa postime në rrjetet sociale, ku i drejtohej ashpër opinionistes së “Big Brother VIP”, Balina Bodinaku.

Këngëtarja e njohur publikoi në Insta Storynjë bisedë të Balinës me një person tjetër, ku shprehej se Trixa mund të ishte nisur me pushime së bashku me të dashurin.

Ramosaj e paralajmëroi atë që të ishte hera e fundit që sipas saj hamendësonte, përndryshe do të ndiqte rrugë ligjore. Gjithashtu këngëtarja shkroi se nuk ia ulte vlerat dot Balina.

Por nuk dihet se çfarë ka ndodhur, pasi Trixa këto postime i ka fshirë. Ndoshta kjo ndodhi pas reagimit të Bodinakut në rrjetet sociale.

Mëngjesin e sotëm, opinionistja e ftuar në studion e “Wake Up” u shpreh se është një situatë që nuk do donte të fliste.

“Mënyra se si u servir është shumë larg të vërtetës. Nuk di se dikush mund të përfitojë nga kjo situatë se nuk ka. Nuk dua ti fry një zjarri e ti jap rëndësi një gjëje që nuk ka rëndësi. Trixa duhet ta shpjegojë vetë se çfarë ka. Edhe komunikimi që ka dalë nuk është as i saktë. Nuk kam pasur asnjë komunikim me të”, tha shkurt Bodinaku.