Aplikacion
Komisionit Evropia thotë se dozat përforcuese nuk janë miratuar ende nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA).
“Dozat përforcuese aktualisht nuk janë pjesë e autorizimit të vaksinave për COVID-19 dhe ende nuk i janë nënshtruar një vlerësimi shkencor nga EMA në mungesë të të dhënave të mjaftueshme”, tha Komisioni Evropian në një deklaratë për Reuters.
Komisioni gjithashtu tha se kompanitë do të mbajnë përgjegjësi nëse dozat shtesë administrohen pa miratimin e EMA-s.
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian do të mbajnë barrën e çdo pasoje ligjore dhe kërkesash për kompensim në rast se dikush ka efekte anësore të papritura. Në disa vende evropiane, pacientët që kanë patur ankesa i janë drejtuar dyerve të gjykatës për të zgjidhur çështjet e tyre.
Që nga fillimi i fushatës së vaksinimit ,të dhënat zyrtare që vijnë nga Danimarka, Gjermania, Norvegjia dhe Zvicra tregojnë se janë ngritur qindra padi për kompensim nga individët.
Një mburojë e lartë raketore izraelite po “shkon” drejt Evropës, ku kërcënimi rus rritet