zoom

Bota

Bashkëshortja e Navalnyt: Putin duhet të përgjigjet për atë që i bëri burrit tim!

E veja e kundërshtarit të Putinit, Alexei Navalny, Yulia Navalnaya, i është drejtuar sot sot Parlamentit Europian.

Ajo ka deklaruar në PE se hetimet financiare në vend të metodave diplomatike do të jenë çelësi i luftimit të “kësaj bande kriminale”.

jo thotë se “dhjetëra miliona rusë” janë kundër presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ata nuk duhet të persekutohen.

Navalanaya shton se Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë Rusisë, Ukrainës dhe burrit të saj.

“Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë vendit tim. Putini duhet të përgjigjet për atë që i ka bërë një vendi fqinj, paqësor. Dhe Putini duhet të përgjigjet për gjithçka që i ka bërë Alexeit”, tha ajo.

Duke përfunduar me homazhe për Navalnyn, ajo shton: “Burri im nuk do të shohë kurrë se si do të duket Rusia e bukur e së ardhmes, por ne duhet ta shohim atë. Dhe unë do të bëj çmos që ëndrra e tij të realizohet, se e keqja do të bjerë, dhe kjo e ardhme e bukur do të vijë”. /ZOOM.AL/