zoom

Bota

Bashkëshorti i Princeshës Mako ngel në provimin e tij të avokatisë

Bashkëshorti i ish-Princeshës Mako të Japonisë, Kei Komuro ka ngelur në provimin e tij të avokatisë në Nju Jork. Ai do të largohet nga Japonia pas martesës me Makon për të pasur një jetë normale. Komuro e ka dhënë provimin këtë verë dhe përgjigjet dolën disa ditë pas martesës së tij, duke mos e listuar atë tek emrat e kandidatëve të suksesshëm.

Ai u takua me Makon në universitet në vitin 2013 dhe u rrit pa babanë e tij me shumë vështirësi financiare, një arsye përse martesa u shty për 8 vite. Çifti i ri po planifikon të jetojnë në një apartament në Tokio përpara se të largohen përfundimisht për në SHBA.

Ndërkohë Mako ka dhënë mbështetjen e saj për studimet e bashkëshortit. Lajmi i fejesës fillimisht pati një reagim pozitiv por u prit keq kur një skandal i mamasë së Komuros u bë mjaft mediatik, ajo i kishte borxh 35,000 Dollarë ish-të fejuarit të saj për të paguar studimet e të birit.

Kjo çoi që ai të kritikohej se donte të martohej me Princeshën vetëm për pasurinë e saj. Pavarësisht pakënaqësive të popullit edhe protestave kundra martesës, ish- Princesha iu lut popullit të saj ta pranonte vendimin. Ata gjithsesi u martuan në një ceremoni mjaft private dhe ajo hoqi dorë nga titulli i saj mbretëror.