zoom

Bota

Histori si në përralla, Princesha Mako e Japonisë heq dorë nga titulli për dashurinë e saj

Princesha Mako e Japonisë do të martohet me dashurinë e jetës së saj edhe pse i duhet të heqë dorë nga titulli mbretëror.

Historia e Princeshës japoneze Mako me Kei Komuro, një avokat mund të ngjajë si një përrallë moderne.

Princesha dhe Komuro shpallën fejesën e tyre në vitin 2017 dhe po planifikojnë të largohen nga Tokyo për një jetë të re në New York.

Fejesa e tyre është quajtur si një skandal dhe nuk pati miratimin e publikut. Disa japonezë mendojnë se një princeshë nuk duhet të martohet me një njeri të thjeshtë. Avokati është tallur nga gazetat për pamjen e tij.

Princesha Mako, 30- vjeçe është mbesa e Perandorit Naruhito dhe shpejt u bë një figurë e dashur për japonezët duke e quajtur një njeri perfekt. Ajo është diplomuar për art dhe kulturë një një universitet për elitat.

Komuro vjen nga një familje modeste.  Ato u njohën kur Princeshë Mako shkoi në Britani aty ku jetonte Komuro, për të studiuar. Mediat e kanë konsideruar këtë të fundit si të etur për para.

Njerëz të afërt me Princeshën thonë se ajo vuan nga stresi dhe ankthi sepse jeta e saj po shkatërrohet. Sipas ligjit japonez, anëtarët e familjes mbretërore duhet të heqin dorë nga titujt e tyre dhe të largohen nga pallati nëse martohen me një njeri të thjeshtë, pa tituj mbretërorë.

Si një grua, ajo nuk mund të jetë në fron por vetëm meshkujt.