zoom

Politikë

Basha rikthen në PD Eduard Halimin, ja pozicioni që do të mbajë

Eduard Halimi emërohet koordinator i posaçëm politik në Partinë Demokratike. Ish-deputeti dhe ish-ministri i Drejtësisë gjatë qeverisjes së PD, nuk do të jetë në listën e kandidatëve për deputet, por do të ketë një rol kyç lidhur me procesin zgjedhor.

Mësohet se Halimi do të koordinojë të gjitha strukturat dhe stafet elektorale të PD-së përgjatë fushatës elektorale.

Halimi në një prononcim mediatik ka theksuar se ka pranuar propozimin e Lulzim Bashës dhe do të merret me administrimin e çështjeve zgjedhore.