Aplikacion
Pasi opozita braktisi sallën e Parlamentit duke mos pranuar të dëgjojë fjalën e kryeparlamentares Lindita Nikolli, Basha u shpreh se ndjen keqardhje për akuzat që artikulohen nga goja e Berishës.
“Detyra ime është bëj gjithçka kundër t keqes, pjesa ime është publike. Në marr përgjegjësi të plotë për dështimet e sukseset e kjo është jnë betejë që i takon çdo shqiptari. Kam ndjekur me dhimbje të madhe reagimin e Berishës, konsideratat e të cilit e kam shprehur mbërëmë, dhimbja që ndjej në nivelin personal është dyfishuar sot nga gjuha e përdorur sot. Por shpresoj se koha është iliaçi më i mirë, problemi është regjimi i Edi Ramës. Shpreh keqardhjen e thellë që tezat e kundërshtarit tim të vetëm e PD të Edi Ramës i kam dëgjuar të artikuluara nga njeriu që qëndrimin e kam dhënë dje dhe i qëndroj edhe sot”, tha Basha.
Ndërsa hodhi poshtë qëndrimet se PD do të përçahet duke deklaruar se ajo do të dalë më e fortë se kurrë.
Berisha: Viktima Alfred Dedja, menaxher dhe dëshmitar në vendin ku u copëtua trupi i Jan Prengës