Aplikacion
Basha ka reaguar menjëherë pas publikimit të 3 pikave të Ramës për përballimin e krizës energjitike, duke thënë se kryeministri po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”.
Basha reagim në Twitter: “Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti.”
Pasditen e sotme Rama prezantoi planin e hartuar nga qeveria për të përballuar krizën energjitike ku tha se nuk do të ketë as rritje çmimi dhe as ndërprerje të energjisë.
Tre pikat e Ramës:
“1- Garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara
2- Mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara
3- Garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, i cili do të jetë i ripërtëritshëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe dy.” tha Rama.