zoom

Lajme

Basha paralajmëron Ramën: Ruhu Rame, s’e mban dot burgun Lali Eri

Lulzim Basha vijoi replikat në distancë edhe këtë të enjte me kryeministrin Edi Rama.

Në videomesazhin e fundit, Basha komentoi me ironi zhvillimet e fundit për drejtimin e Bashkisë së Tiranës, duke paralajmëruar Edi Ramën të bëjë kujdes nga Erion Veliaj dhe hakmarrja e tij.

“Koalicioni Euroatlanik Rame, te njësia 4, kolona 4. Po ç’pune ke me shokët e mi o Rame?! Merru o burrë me shokët e tu se po të dalin duarsh. Se mban dot burgun Lali Eri Rame, ka fillu me lëviz, po të bën presion. Ruhu Rame se dy paketa t’i dhashë për njonin, mos më bëj të shkoj të blej ca paketa të tjera. E merr vesh vetë ti”, tha Lulzim Basha.

Këtë të enjte u bë publik një vendim i Erion Veliajt, i cili nga qelia kishte firmosur urdhrin për të emëruar kryetare të komanduar të bashkisë Sara Goxhajn.

Por Edi Rama nuk e pranoi këtë vendim dhe kërkoi rikthimin e Anuela Ristanit në detyrën e kryebashkiakes./ Zoom.al

Postime të lidhura