zoom

Politikë

Basha nga SPAK: U ftova se di rrethanat e ngjarjes. Do të bashkëpunoj me drejtësinë belge

Pasi ka dalë nga dyert e Gjykatës Kundër Korrupsionit lidhur me çështjen e Toyota Yaris, Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka folur për mediat, ku ka thënë se bashkëpunimi i tij me drejtësinë do të vazhdojë.

Më tej Basha tha se ai u ftua si një person që kishte dijeni mbi rrethanat e ngjarjes, por se nuk mund të japë më shumë detaje.

Fjala e Bashës

Hetimi në Belgjikë dhe drejtësia belge është e vendosur të shkojë deri në fund. Sa herë të jetë e nevojshme do të bashkëpunoj me drejtësinë belge dhe të çdo vendi partner në luftën kundër krimit të organizuar dhe në veçanti lidhjet e politikës me krimin. Ky është një mision jo vetëm i imi, por i PD-së. Ky është një proces që bëhet. Krimi i organizuar është një fenomen kudo por përmasat e bashkëpunimit me politikën në Shqipëri janë unike.

Një gjë dua të siguroj që unë dhe PD jo vetëm jemi në dispozicion të drejtësisë belge, por do të vazhdojmë të jemi aktivë në luftën kundër krimit të organizuar duan apo nuk duan non gratat e shpallur apo të pa shpallur. Unë kam lirinë time dhe lirinë time nuk ma merr dot askush sepse unë luftoj për lirinë tuaj. Nëse nuk ju pëlqen merrni kamerat dhe largohuni. U është thënë shqiptarëve që çështja e mbyllur dhe janë ndarë paratë mes politikanëve. Paratë janë konfiskuar. Hetimi vazhdon.

Punonjësit e SPAK dhe BKH kanë dhe do kenë mbështetjen e PD për të ecur përpara me hetimin e çështjeve në juridiksionin e tyre. Nuk janë vartësit e askujt veç ligjit shqiptar. Lufta me krimin është bërë e rreptë. Isha në rolin e personit që ka dijeni për rrethanat e ngjarjes. Prokurorët belgë kanë pasur një qëllim përtej intervistimit tim. Kam bindjen me aq sa ndava me prokurorët belgë, në hetimet në zhvillim e sipër nuk mund të flas për detaje të tjera.