zoom

Politikë

Bardhi rrëzon masat disiplinore të Bashës, rikthen në Grupin Parlamentar të PD edhe Berishën

Kreu i Grupit Parlamentar të Rithemelimit, Gazment Bardhi, ka njoftuar rrëzimin e të gjitha vendimeve të marra nga PD e Lulzim Bashës vitin e kaluar, duke i revokuar, e mes tyre atë të përjashtimit nga grupi të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Bardhi, me një shkresë drejtuar kryeparlamentares Lindita Nikolla, njofton se tani edhe lideri historik i PD, Sali Berisha, që ndodhet në arrest shtëpie prem më shumë se tre muajsh, konsiderohet si pjesë e grupit të PD në Parlament dhe do llogaritet i tillë. Bardhi shpjegon për Nikollën “revokimet e të gjitha masave disiplinore që PD ka marrë gjatë kësaj legjislature”.

Vendimi sipas shkresës që mban datën 9 prill është marrë në mbledhjen e grupit të PD më 3 prill dhe bëhet i zbatueshëm menjëherë, duke nisur nga ajo datë. Në këtë mënyrë Berisha rikthehet si pjesë e grupit parlamentar, edhe pse PD tashmë është e ndarë në dy fraksione, ajo zyrtare që ka ende vulën dhe drejtohet nga Basha dhe Rithemelimi që drejtohet nga Berisha. /ZOOM.AL/