Aplikacion
Teksa pritej që sot në Konferencën e Kryetarëve të pranoheshin propozimet e opozitës, kjo gjë nuk ndodhi dhe mazhoranca rrëzoi kërkesat si për mandatin e Xhaçkës, ashtu edhe për interpelancën me kryeministrin Edi Rama. Në fund u miratua pa konsideruar kundërshtimet e PD, edhe Komisioni për Dezinformimin.
Bardhi u shpreh si më poshtë:
“Kryeministri Edi Rama ka pajisur bashkëshortin e ministres së tij, me një pronë që siç thotë SPAK, i është grabitur shtetit me dokumente të falsifikuara dhe me firmë të Ramës i është vënë në dispozicion për një investim me vlerë 5 milionë euro, që ndalohet nga Kushtetuta dhe për të cilën Xhaçka, përveç përgjegjësive penale që duhet të kenë nga kryeministri te çdo zyrtar tjetër, por kjo nuk është detyra jonë.
Detyra e Kuvendit është që kur një deputet kapet në shkelje të Kushtetutës duhet të përcjellë për heqje të mandatit çështjen, në Gjykatën Kushtetuese. Ka një vit e 3 muaj që nuk ekzekutojnë vendimin. Ende deputetja Xhacka, me mbrojtjen politike të Ramës, vijon të kundërshtojë mandatin në kundërshtim të Kushtetutës”, tha Bardhi. /ZOOM.AL/
Rudina Dembacaj flet mes lotësh për divorcin: Gjykata është shumë e njohur për time bijë