zoom

Lajme

Bardhi dhe Silvi përplasen për Sarën. Ish-konkurrenti kërkon të lërë studion

Një deklaratë e Silvit para se të futej në Big Brother VIP se ka flirtuar me Sarën dhe se ka foto me të shkaktoi përplasje mes tij dhe Bardhit.

Silvi dhe Bardhi u përballën me njëri-tjetrin në studion e “Fun Club”, ku këngëtari i tha ish-banorit se e ka humbur respektin për të pas deklaratës që ka lexuar.

Silvi kërkoi ndjesë për këtë koment dhe shtoi se ai asnjëherë nuk ka deklaruar se ka pasur një romancë me Sarën, ashtu siç u aludua në rrjet.

Diskutimi mes Bardhit dhe Silvit:

Bardhi: Doja t’i thoja që atje brenda ia kemi kaluar mirë, kam menduar që je djalë i mirë, por jashtë më ke zhgënjyer shumë, nuk e vlerësoj atë që e ke bërë me Sarën. Njëherë ke ndenjur me atë dhe ke dhënë atë deklaratë.

Silvi: Unë në asnjë moment nuk kam thënë që kam qenë ishi i Sarës, as nuk kam thënë që kam pas flirtuar. Më kanë pyetur disa herë kë njeh dhe kam thënë që kam një foto me të. Kam thënë që nëse do kisha një ish të dashur, nuk do isha futur. Dua të kërkoj ndjesë, mendoj që Sara është gocë super, kam besuar te dashuria e tyre dhe nëse është keqkuptuar, kërkoj ndjesë publikisht.

Bardhi: Ideja është të zgjidhte këtë problem, e pashë që e ka bërë për vëmendje.

Silvi: Pasi kam dalë nga BIG-u km vazhduar jetën time, jam me një gocë që ka një jetë shumë private. Për hir të respektit të asaj nuk dua ta vazhdoj më këtë diskutim. Unë e pranoj atë video dhe kërkoj falje. Nuk ka asgjë të keqe të flirtosh.

Por në këtë moment ndërhyri moderatorja Enxhi Nasufi, që shpjegoi se intervista e dhënë prej Silvit nuk është nxjerrë jashtë konteksti. Ish-banori kërkoi që kjo temë diskutimi të mbyllej, duke kërkuar të largohej nga studioja nëse ndodhte ndryshe.

Silvi: Nëse do vazhdojë kështu kjo intervistë, më mirë ta lemë këtu. Të çohem të iki? Më mirë kështu? Ju thash që nuk doja ta vazhdoja…

Enxhi: Nuk detyroj askënd të rrijë në këtë program.