zoom

Politikë

Bardhi: Belind Këlliçi të garojë me logon e PD, të mos strehohet te partia e Metës

Në emisionin “Opinion”, deputeti i PD, Gazment Bardhi thotë se PD që drejtohet nga Alibeaj mirëpret kandidatët e dalë nga primaret e organizuara nga Sali Berisha.

Bardhi tha se demokratët nuk kanë pse të votojnë për Partinë e Lirisë, por për PD së bashku me deputet të unifikuar mes dy grupeve.

Deputeti i PD i bëri ftesë publike kandidatit të bashkisë për Tiranën , Belind Këlliçit që të kandidojë me PD dhe të mos strehohet në Partinë e Lirisë.

“Nuk bëhet fjalë se kush është shumicë apo pakicë. Ka qenë pala jonë që ka kërkuar zhvillimin e përbashkëta të proceseve në parti. Kemi prezantuar një platformë pas dorjes së Bashës. Është shumë herë më e madhe barra duke mos futur në zgjedhje PD. Është shumë më e madhe Barra duke i bërë thirrje demokratëve votoni Partinë e Ilir Metës. Nuk është barra ime që disa gjejnë strehë në partinë e Ilir Metës. Pse duhet Belind Këlliçi të strehohet në partinë e Ilir Metës kur ka në dispozicion partinë e tij. Cili është problemi i tij me partinë?”-tha Bardhi.