zoom

Të gjitha

Banorët e “Big Brother VIP” paguhen për qëndrimin brenda në shtëpi?

“Big Brother Albania”, reality show që këtë herë u vendos të mbahet me VIP-at shqiptarë pretendohet se i paguan banorët e saj të famshëm.

Sipas portalit “Juda.al” thuhet se çdo banor paguhet 1500 euro në javë për të qëndruar i izoluar dhe për t’u monitoruar gjatë gjithë kohës, lajm ky që është bërë viral.

Ato që kanë hyrë që nga fillimi janë Iliri, Sabiani, Monika, Arjola, Donaldi, Beniada dhe shuma që thuhet se kanë përfituar deri më tani është 13,500 Euro duke llogaritur qëndrimin e tyre prej 9 javësh brenda. Pas tyre vijnë Beatrix dhe Sarah, të cilat u futen natën e 24 tetorit gjatë spektaklit LIVE. Të dyja deri më tani kanë përfituar 9000 Euro duke llogaritur se janë bërë pjesë e shtëpisë para 6 javësh. Pas tyre vijnë DJ PM & DAGZ kanë 5 javë qëndrimi brenda dhe kanë përfituar deri më tani 7500 Euro.

Më pas janë Antonela dhe Meridiani që kanë 3 javë qëndrimi brenda dhe deri më tani mendohet se kanë marrë 4500 Euro. Edhe banorët e ikur si Semi, Fifi, Sheila, Arditi, Paloma, Kledi, Graniti etj. kanë përfituar dhe ato nga qëndrimi i tyre të izòluar në bazë të javëve që kanë qëndruar në Big Brother VIP, thuhet në artikull.