zoom

Të gjitha

Spotify “i vë drynin” zyrës në Rusi

Gjiganti i transmetimit muzikor, Spotify, e ka mbyllur zyrën e saj në Rusi, për shkak të pushtimit të Ukrainës. Ajo ka kufizuar gjithashtu edhe datat e eventeve më të rëndësishme në pronësi dhe operim të mediave shtetërore ruse.

Masa të njëjta kanë marrë edhe kompanitë e mëdha të prodhimit të filmave. Netflix ka njoftuar më parë se nuk ka plane të shtojë kanale shtetërore në shërbimin e tij rus.

Ky veprim vjen pavarësisht se ekziston një rregulloreje që do t’i kërkonte asaj të shpërndante kanale të mbështetura nga shteti.

Ditëve të fundit, disa prej brendeve më të mëdha në botë si Shell, Apple dhe Boeing i kanë ndërprerë marrëdhëniet ose i kanë ndaluar shitjet në Rusi, shpeshherë duke e dënuar pushtimin rus të Ukrainës./L.K

Zoom.al