zoom

Sport

Ballkani fiton titullin kampion, Ilir Daja vendos një rekord të ri në Kosovë

Ballkani mbron titullin kampion duke festuar një javë përpara fundit të kampionatit

Djemtë e Ilir Dajës iu falën fitores 2-0 ndaj Ferizajt dhe humbjes së Dritës për të fituar zyrtarisht titullin kampion në javën e parafundit.

Kjo është hera e dytë radhazi dhe e dyta në histori që skuadra nga Theranda ngjitet në majën e futbollit dardan. Golat e Edvin Kuc dhe Meriton Korenicës sollën triumfin ndaj Ferizajt.

Ndërkohë, Drita ndjekëse doli pa pikë nga përballja ndaj Malishevës (0-1), duke mbetur pesë pikë larg kreut. Festë te Ballkani, që pas aventurës fantastike në Europë, siguron titullin e radhës.

Në Conference League, Dritës i bashkohet edhe Gjilani, skuadra tjetër e qytetit. “Skifterat” e mbyllën në barazim 2-2 transfertën ndaj Llapit, duke u konsoliduar si forcë e tretë në Kosovë. /zoom.al/