Aplikacion
Balliu ka vijuar akuzat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erjon Veliaj, për të cilin tha se është pronari faktik i Inceneratorit, ndërkohë që krijoi bashkë me kolegët drejtorë kompaninë 5D.
Deklarata e Balliut:
“Pasi përlau incineratorin e Tiranës, pasi krijoi bashkë me kolegët drejtorë kompaninë 5D për të marrë 100 përqind të çdo fondi, i pangopuri i Bashkisë gllabëron disa milionë euro të tjera. E bën këtë me platformën mafioze Eco-Tirana, një tjetër aferë korruptive e përmasave gjigante, një provë tjetër e pakundërshtueshme se Bashkia Tiranë është sot foleja e të gjithë hajdutëve.
Pronari faktik i inceneratorëve dhe kryetari i organizatës kriminale 5D, arkitekti i Eco Tiranës, vetëm me naftën, ka vjedhur 2.4 milion Euro. Eco Tirana është kompania që mbledh plehrat dhe sipas Bashkisë, makinat e plehrave, kanë harxhuar 2.4 milion euro në Tiranë, vetëm naftë.
Kjo mund të ndodhë vetëm nëse Eco Tirana ka mbledhur edhe plehrat në Verona. U bëjmë thirrje ‘kolegëve’ të Veliajt në SPAK të distancohen nga ‘kolegu’ i tyre dhe te zbatojnë procedurat ligjore. Veliaj që nuk njeh asnjë limit në vjedhje, edhe në këtë moment kur është kapur gafil, dhe ndodhet para drejtësisë, nuk i ndal grabitjet. Me sa duket ndjehet i sigurt se kolegët nuk do ta trazojnë. Ato garanci që ia kanë dhënë ‘kolegët’ nuk ia japim ne dhe as populli opozitar i ngritur në këmbë kundër vjedhjeve 5D.
Nuk ka koleg qe e shpëton atë dhe bandën e tij nga aksioni anti-vjedhje që kanë nisur qytetaret dhe opozita. Të martën ora 11:00, sërish para Bashkisë, sërish të bashkuar dhe të vendosur përballë së keqes dhe bandave të saj që kanë pushtuar shtëpinë e parë të Tiranës”. /ZOOM.AL/