Aplikacion
E reja ka treguar se kur ishte 24 vjeç, Albi Nako jo vetëm që e ka bullizuar, por edhe e ka ngacmuar pafund herë seksualisht. Madje sipas saj, ai i kërkonte të kryenin marrëdhënie seksuale për ta bërë një “star” si Klaudia Pepab. Ai i propozonte Marinelës të fejoheshin bashkë, ndërkohë që ishte ende i fejuar me Klaudian.
Marinela: “Mendoj që ka ardhur “karma it’s a bitch”, pra ka ardhur momenti “karma is back”. Ka ardhur një moment që unë duhet të them disa të vërteta për karrierën time, sepse unë jam një artiste e lindur të themi dhe nuk dua t’i bëj qejfin vetes, por unë kam talent dhe në moshën 24 vjeç unë kam qenë në kulmin tim në Elbasan ku kam patur një studio dance, kam pasur mbi 500 klientë aty në muaj dhe Albi Nako më propozoi që unë të bëhesha pjesë e “Dance With Me” dhe viti i parë ishte mirë… Ok merrja pagën, pastaj pas një viti nuk po merrja as pagë më aty, as nuk po më fuste me kontratë, po më mashtronte me pak fjalë, me mashtimet e Albi Nakos dhe ajo që dua të them për Albi Nakon që është shumë e vërtetë është se më ngacmonte seksualisht pa fund dhe më bullizonte shumë dhe unë dua t’i them “Ja ku jam tani”.
Moderatorja: Si të ngacmonte seksualisht?
Marinela: “Më thoshtë dua ta bëj me ty që ti të bëhesh “Star” si Klaudia Pepa. Dua të fejohesh me mua, pa u ndarë nga Klaudia Pepa akoma, e kishte akoma atë dhe unë ika pastaj!
Nuk është hera e parë që personazhe publikë e jopublikë kanë shprehur pakënaqësitë e tyre për sjelljen e koreografit./L.K
/Zoom.al