Aplikacion
“Unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita, mos u mërzit që me ty smuj me kon ti je e bukur eh mos me pas lot unë ndjej dashni po jo qysh ti e meriton Rosita doin me bad bad bad bad rosita dashnin tonde jo nuk e prita”, shprehet Rina në këngën e saj.
Pas publikimit të këtij projekti, pati reagime të shumta, duke qenë se shumë ende i konsiderojnë si tema tabu.
Në fakt një këngë me tematikë të tillë nuk është e padëgjuar në botë. Në vitin 2010, Rihanna bëri bujë të madhe me këngën “Te Amo”. Njësoj si në këngën e Rinës, Rihanna flet për një vajzë lezbike që bie në dashuri me shoqen e saj heteroseksuale, që nuk mund t’ja kthej dashurinë në të njëjtën mënyrë.
Edhe videoklipi në një pjesë është shumë i ngjashëm, ku dy vajzat shihen duke bërë kërcim sensual me njëra-tjetrën në një vend me errësirë.
Sigurisht, këto fjalë shkuan edhe në veshin e Rinës, e cila i është përgjigjur për herë të parë akuzave. Këngëtarja shqiptare tregon se megjithëse e di që ka ngjashmëri mes “Bad Rosita” dhe “Te amo”, kënga e saj është origjinale dhe një histori e krijuar nga vetë ajo.
“Meqë ra fjala, lajmi i fundit: Kjo këngë është origjinale dhe e bërë nga unë. Po, po, po, ka të njëjtën histori me Rihanna-Te amo, por prap nuk është e njëjta! Mjaft u përpoqët të gjeni ku e kam vjedhur, jeni qesharakë.”- ka shkruar ajo.