zoom

Sport

Babai i Haaland u përjashtua nga stadiumi, pasi goditi me kikirik tifozët e Real Madridit

Babai i Erling Haaland luan një rol negativ në ndeshjen mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Siç raportojnë gazetat spanjolle, Alf-Inge Haaland është përjashtuar nga stadiumi Bernabeu, pasi ka bërë një gjest të vrazhdë ndaj tifozëve vendas, të cilët e kanë sharë djalin e tij.

Në një video të publikuar nga Cadena Ser, babai i qendërsulmuesit të Cityt mund të shihet duke vënë duart te veshët në kundërshtim me koret e tifozëve të Real Madridit, përpara se të përgjigjet me një gjest ombrellë.

Gjithashtu sipas shtypit spanjoll, kishte qenë babi i Haaland ai që provokoi i pari, duke hedhur kikirikë ndaj tifozëve spanjollë.

Pak orë më vonë, ai vetë shpjegoi atë që ndodhi në rrjetet sociale: “Ok. Real Madridi nuk ishte i lumtur që po festonim golin e Kevin De Bruyne. Për më tepër, ne duhej të lëviznim sepse as tifozët nuk ishin të kënaqur me 1-1”. /zoom.al/