zoom

Aktualitet

Autorët hedhin benzinë mbi më shumë se 20 mjete të rënda në zonën e hidrovorit në Vlorë, digjet fadroma. Detajet

Autorët hedhin benzinë mbi më shumë se 20 mjete të rënda në zonën e hidrovorit në Vlorë, digjet fadroma. Detajet

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë natës në zonën e hidrovorit të Akërnisë, në një zonë pyjore ku po kryhen punime me mjete të rënda.

Sipas informacioneve paraprake, persona ende të paidentifikuar kanë hedhur benzinë mbi më shumë se 20 mjete të rënda pune dhe më pas i kanë vënë flakën.

Si pasojë e zjarrit, një mjet tip fadromë është djegur plotësisht, ndërsa mjetet e tjera kanë shpëtuar pa u përfshirë nga flakët.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Vlorës, të cilat kanë bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.

Sipas dëshmive paraprake, roja i objektit ka qenë në shërbim në momentin kur autorët kanë hedhur lëndën djegëse dhe kanë ndezur zjarrin.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.