Aplikacion
Pikturën e ofron për shitje Shtëpia e ankandeve Sotheby’s me një çmim prej 30 milionë dollarësh.
Sa i përket pikturës ajo është e vitit 1949 dhe titullohet “Diego y yo” (Diego dhe unë).
Autoportreti në vetvete është një pikturë magjepsëse, që nxjerr në pah artisten meksikane dhe marrëdhënien e trazuar me burrin e saj.
“Diego y yo” do të shfaqet për publikun në Hong Kong nga 7 deri më 11 Tetor, si dhe në Londër nga 22-25 Tetor. Më pas do të kthehet në Nju Jork për ekspozitë përpara shitjes në muajin Nëntor.
“Frida Kahlo është një ikonë globale e artit modern, vepra e së cilës është e dashur në të gjithë botën. Diego y yo, mishëron interpretimin e detajuar të përpiktë, ikonografinë komplekse dhe rrëfimet thellësisht personale që janë shenja dalluese të pikturës së saj” – tha Anna di Stasi, drejtore e Sotheby’s në Amerikën Latine./Përgatiti: Alesia Doçi
Banka Botërore: Shqipëria të investojë 6 miliardë dollarë në 10 vjet përballë ndryshimeve klimatike