zoom

In Zoom

Autogoli i Olta Xhaçkës me biznesin e burrit, alibia e Spiropalit dhe urdhri absurd i Ramës!

Në ditën kur duhet të ishte e pranishme dhe të shoqëronte kryeministrin Edi Rama në samitin e Brukselit nga ku varej fati i negociatave me BE-në dhe të lobonte, kryediplomatja shqiptare Olta Xhaçka preferoi të qëndronte në Shqipëri.

Ajo kishte një mision tjetër, të mbronte bashkëshortin nga akuzat e opozitës për shpalljen me vendim qeverie si investitor.

Mund të jetë hera e parë që një ministre mbron nga aula e Parlamentit bashkëshortin, edhe ai një militant i PD, ish-deputet i saj.

Artan Gaçi, një biznesmen përpara se të bëhej deputet, njihet në Tiranë si Tani i Firences, për shkak të emrit të një lokali të njohur në Myslym Shyri.

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka në gjatë interpelancës së thirrur nga deputeti demokrat Agron Shehaj, deklaroi në seancën e Parlamentit deklaroi se nuk ishte konflikt interesi dhe se nuk kishte shkelur asnjë ligj, edhe pse kompania në pronësi të bashkëshortit të saj dhe të partneres amerikane të vëllait të saj përfituan statusin e investitorit strategjik si dhe të drejtën e përdorimit të bregut të detit për 30 vjet.

“Nuk është përfituar asnjë qindarkë nga fondet publike dhe asnjë metër truall pronë publike për ndërtimin e këtij hoteli me 5 yje. Çdo qindarkë e këtij investimi është produkt i punës 30-vjeçare si një biznesmen i suksesshëm i papërfshirë në tendera apo prokurime apo asgjë tjetër që ka të bëjë me përfitimin e fondeve publike”, tha Xhaçka.

Më tej ajo “zbuloi” se të vetmin “Konflikt interesi”, pasi “Si investitor strategjik, nuk ka përfituar absolutisht asgjë, përveç sigurisë juridike për të pasur përparësi në lidhjen e kontratës së përvitshme me bashkinë për të vënë shezlong përpara hotelit”.

Në mbrojtje të Xhaçkës, i doli ministrja e shtetit Elisa Spiropali, e cila kishte peshën kryesore të kësaj interpelance te thirrur nga opozita. Ministrja në përpjekje për të mbrojtur kryediplomaten u shpreh se Xhaçka në momentin kur qeveria mori vendimin nuk mori pjesë në mbledhje, pasi kishte konflikt interesi.

“Znj. Spiropali theksoi se Komiteti i Investimeve Strategjike është organi i vetëm vendimmarrës për dhënien e statusit të investitorit strategjik dhe ministrja Xhaçka nuk është anëtar i tij, e rrjedhimisht nuk mund të jetë pjesë e  vendimmarrjes se këtij organi. Lidhur me VKM, znj.Spiropali sqaroi se ministrja Xhaçka ka njoftuar se nuk do të merrte pjesë në mbledhjen e qeverisë kur shqyrtohej ky vendim dhe kjo shkresë e depozituar garanton respektimin e ligjit mbi konfliktin e interesit dhe Kodin e Etikës”, thuhet në njoftimin zyrtar të botuar në faqen ueb të Kuvendit.

Pra sipas kësaj logjike, të gjithë ministrat, së bashku me kryeministrin e kanë ditur se investitori strategjik është bashkëshorti i ministres dhe pavarësisht kësaj nuk ngurruan ta votojnë. Ndërsa alibisë së Spiropalit për Xhaçkën duhet të shihet nëse ekziston kjo shkresë, e mbi të gjitha nëse dhënia e mendimit për çdo institucion, mban ose jo firmën e saj, një praktikë që ndiqet për çdo vendim.

Nëse qeveria e zbaton me përpikëri Kodin e Etikës, do të duhej që ministrja Xhaçka të ndahej nga bashkëshorti e madje as të drekojnë apo darkojnë bashkë. Kjo për faktin se në bazë të ndryshimeve të fundit të Kodit, Rama ka vendosur që ministrave iu ndalohet takimi me biznesmenë.

Çështja Xhaçka do të përfundojë në Gjykatën Kushtetuese, për të interpretuar nëse është në një konflikt interesi dhe mbi të gjitha duhet t’i hiqet ose jo mandati i deputetes. Precedentët kjo Gjykatë i ka, si me rastet e Koço Kokëdhimës dhe të Ilir Beqajt, të cilëve iu hoqën mandatet pasi rezultuan se kishin fituar nga kompanitë e tyre tendera publike.

Ligi per Parandalimin e Konfliktit te interesit

Rastet kur zyrtari wshtw  nw konflikt interesi

Neni 3

  1. Konflikti i interesit, i përcaktuar në pikën 1 të këtij neni, përfshin disa përkufizime të tjera, për lloje

të ndryshme të shfaqjes së tij, si më poshtë:

  1. a) “konflikt faktik i interesit” është gjendja, ne të cilën interesat privatë të zyrtarit ndikojnë, kanë

ndikuar ose mund të kenë ndikuar në kryerjen në mënyrë të padrejtë të detyrave dhe përgjegjësive të

tij zyrtare;

  1. b) “konflikt në dukje i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit duken, në pamje

ose në formë, sikur kanë ndikuar, ndikojnë ose mund të ndikojnë në kryerjen në mënyrë të padrejtë

të detyrave apo përgjegjësive të tij zyrtare, por, në fakt, ndikimi nuk ka ndodhur, nuk ndodh ose nuk

ka mundësi të ndodhë:

  1. c) “konflikt i mundshëm i interesit” është gjendja, në të cilën interesat privatë të zyrtarit mund të

shkaktojnë, në të ardhmen, shfaqjen e konfliktit faktik ose në dukje të interesit, nëse zyrtari do të

përfshihej në detyra apo përgjegjësi të caktuara;

ç) “konflikt rast për rast i interesit” është gjendja me konflikt interesi, në njërën nga tri llojet e

mësipërme, që shfaqet rast për rast dhe lidhet me një vendimmarrje të veçantë;

  1. d) “konflikt i vazhdueshëm i interesit” është gjendja, në të cilën konflikti i interesit mund të shfaqet në

mënyrë të përsëritur dhe/ose të shpeshtë në të ardhmen.

  1. “Zotërim aktiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është ushtrimi i plotë i të gjitha të drejtave, që

burojnë nga pronësia mbi aksionet ose pjesët në kapital.

  1. “Zotërim pasiv i aksioneve ose i pjesëve në kapital” është gjendja, në të cilën pronari ruan të

drejtën e përfitimit të fryteve civile të pronësisë, por nuk mund të ushtrojë vetë asnjë veprim tjetër

civil mbi këtë pronë. Të gjitha veprimet e tjera (administrim, zotërim, tjetërsim etj.) kryhen nga një

person i besuar nga pronari, bazuar në një marrëveshje të lidhur ndërmjet tyre, që përcakton kriteret

e përfitimit të fryteve të pasurisë, si dhe të drejta e detyrime të tjera të domosdoshme. I besuari nuk shkëmben asnjë mendim dhe asnjë informacion me pronarin dhe as nuk ndikohet nga ai për kryerjen e këtyre veprimeve me pasurinë. I besuari duhet të veprojë vetëm në të mirën e ruajtjes dhe rritjes së pasurisë, me të njëjtin motivim sikur këto veprime të kryheshin nga vetë pronari. Kufizimet në përzgjedhjen e të besuarit jepen në këtë ligj. Palët, në çdo rast, ruajnë të drejtën e zgjidhjes së kësaj marrëveshjeje. Pronari ka të drejtë të rimarrë, në çdo kohë, të drejtat e kryerjes së veprimeve të tjera civile me pronësinë, kur, sipas këtij ligji, kushtet që e diktuan këtë veprim nuk ekzistojnë më. Të drejtat dhe detyrimet e tjera, të papërmendura më sipër, rregullohen nga Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë.

  1. “Zyrtar” është çdo person, që kryen detyra dhe ushtron funksione publike, sipas përcaktimit të shkronjave “a”, “b” e “c” të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji.
  2. “Institucion publik” është çdo subjekt, i përcaktuar në shkronjat “ç” e “d” të pikës 1 të nenit 4 të këtij ligji.

 

Neni 5

Interesat privatë

  1. Interesat privatë të zyrtarit janë ata interesa që përputhen, përmbajnë, bazohen ose burojnë nga:
  2. a) të drejta dhe detyrime pasurore të çdo lloj natyre;
  3. b) çdo marrëdhënie tjetër juridiko-civile;
  4. c) dhurata, premtime, favore, trajtime preferenciale;

ç) negocime të mundshme për punësim në të ardhmen nga ana e zyrtarit gjatë ushtrimit të funksionit apo negocime për çdo lloj forme tjetër marrëdhëniesh me interes privat për zyrtarin, pas lënies së detyrës, të kryer nga ai gjatë ushtrimit të detyrës;

  1. d) angazhime në veprimtari private me qëllim fitimi ose çdo lloj veprimtarie, që krijon të ardhura, si dhe angazhime në organizata fitimprurëse dhe jofitimprurëse , sindikata ose organizata profesionale, politike, shtetërore dhe çdo organizatë tjetër;
  2. dh) marrëdhënie:
  3. i) familjare apo të bashkëjetesës;
  4. ii) të komunitetit;

iii) etnike;

  1. iv) fetare;
  2. v) të njohura të miqësisë apo të armiqësisë;
  3. e) angazhime të mëparshme, nga të cilat kanë buruar ose burojnë interesa të përmendur në shkronjat e mësipërme të këtij neni.