zoom

Aktualitet

Atentati në Don Bosko/ Mjeti i përdorur për krimin erdhi nga Kosova

Makina “Golf 5” që u përdor në atentatin me 2 të plagosur në një lokal në Don Bosko ka ardhur në Shqipëri nga dogana e Morinës.

Policia shqiptare i është drejtuar policisë në Kosovë me një letërporosi, ku kërkon informacion për përdoruesit e mjetit, për të rënë në gjurmët e atentatorëve, por ende nuk kanë marrë një përgjigje.

Grupi hetimor dyshon se mjeti është shitur në vendin tonë tek autorët, të cilët e kanë përdorur më pas në atentat.

Targat e mjetit të krimit i përkasin një makine në Valias, të cilat dyshohet se janë marrë brenda një garazhi.