Aplikacion
Ajo ka shpërndarë fotografinë e 27-vjeçarit, që njihej si “Aleksi i Memaliajt” në profilin e saj, ku i dedikon disa fjalë prekëse.
“Sot mbaroi dhe jeta ime bashkë me ty. Dua të vij të lutem më merr dhe mua. Djali më i mirë dhe më i bukur në botë të lutem vëllai im, shpirti im më merr të ikim të dy, më merr me vete të gjej paqen. Vetëm për ty jetoja, s’kam më jetë. Hajde të ikim. Të dy sot në një udhëtim të gjatë dhe të bukur të takojmë zotin ta pyesim pse”, shkruan ajo.
Ngjarja ndodhi dje, në orën 13:35, pranë rrethrrotullimit të Saukut. Sadikaj u nxor i gjallë nga automjeti dhe u dërgua menjëherë në spital, por nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të rënda./Zoom.al