Aplikacion
Autorët të cilët lëviznin me një mjet tip “Benz” qëlluan nga jashtë në drejtim të lokalit ku ndodheshin në një tavolinë viktima dhe të tjerët. Të plagosurit janë: Arben Dani 46 vjeç, Blerim Çela 28 vjeç, vëllai i viktimës, Edmond Cëroi, 41 vjeç daja i viktimës dhe Azbi Selimaj, 19 vjeç, kamarier i lokalit.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se shënjestra e atentatit dyshohet të ketë qenë daja, Edmond Cëroi. 41-vjeçari rezulton të ketë probleme me drejtësinë jashtë vendit për trafik narkotikësh.
Sakaq, viktima ka mbajtur edhe emrin Adriatik Çela, ndërsa ishte pronar i një tabakino, që ndodhet shumë pranë vendit ku u vra. Mësohet se 35-vjeçari priste të bëhej baba i nja vajze.
Ngjarja e rëndë ka tronditur kryeqytetin, ndërsa u shënua në ditët e para të këtij viti.