zoom

Të gjitha

Princ Harry dhe Meghan Markle do të jenë pjesë e ceremonisë Oskar

Princi Harry dhe Meghan, Dukesha e Sussex-it, pritet të bëjnë një paraqitje në ceremoninë e “Oscars” fundjavën e ardhshme për të ndarë çmimin kryesor të natës.

Ata mund të ngjiten në skenën në Teatrin “Dolby” në “Hollywood” të dielën e ardhshme si pjesë e ceremonisë së ndarjes së çmimeve të Akademisë 2021.

Çifti do të shpallë fituesin e çmimit për filmin më të mirë dhe tradicionalisht rezervohet të zbulohet në fund të ceremonisë.

Një burim i tha “The Sun” planet e Harry-t dhe Meghan-it për t’u paraqitur në Oscar, duke thënë: “Natyrisht që ata do të mund ta shfrytëzonin këtë paraqitje për të folur mbi çështje të rëndësishme, siç do të ishte lufta në Ukrainë.”

Producentët e shfaqjes Will Packer dhe Shayla Cowan kanë renditur disa emra të mrekullueshëm për t’u ngjitur në skenë dhe Harry dhe Meghan do të ishin qershia mbi tortë.”/L.K

/Zoom.al