zoom

Aktualitet

“Asnjë kandidat tjetër për kreun e PD?” Berisha: Më 22 maj zgjidhem me referendum

Nëse në garën për kreun e Partisë Demokratike nuk do të ketë asnjë kandidat tjetër veç tij, Sali Berisha do të zgjidhet me referendum. Kështu e ka bërë vetë ish-kryeministri të ditur në një konferencë për mediat.

“I kam plotësuar dokumentet, do t’i dorëzoj e do t’u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit e dashurisë, e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Nuk pajtohem me situatën që shqiptarët janë shndërruar në një komb që lindin fëmijë për emigracion. Do të jem lider referndar, i zgjedhur me referendum popullor, nuk ka garë më të fuqishme se kjo. Nëse të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsyet e tyre, i garantoj për një garë të ndershme e transparente. Mbetet referendumi, më 22 maj në qoftë se zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre.”

Po ashtu, lideri historik i demokratëve denoncoi atë që ai e cilësoi si fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, dhe jo vetëm, kundër kandidimit të tij për kreun e demokratëve.

“Dua të denoncoj, fushatën e paimagjinueshme të financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit, kundër kandidimit të Sali Berishës. Njeriu ka shpall publikisht se do të kandidojë, e bëhen emisione a duhet apo jo të kandidojë. Kjo është një anti-fushatë…”

Sipas asaj që deklaroi vetë, Berisha po kanidon për kreun e të djathtëve “si dëshmi e respektit dhe dashurisë që ka për të ndryshuar për mirë jetën e qytetarëve shqiptarë. /Zoom.al