zoom

Aktualitet

Arti shqiptar në zi, shuhet papritur aktori i njohur vlonjat

Arti dhe kinemaja shqiptare në zi, shuhet një ndër aktorët më të vjetër. Vasillaq Godo njoftohet se ndërroi jetë në moshën 81-vjeçare, teksa familjarët presin ngushëllimet dhe pritet t’i bëhen homazhet me nderime ceremoniale.

Aktor u lind në Vlorë, më 15 shkurt 1943. Është ndër aktorët themelues të teatrit “Petro Marko” të Vlorës, në vitin 1962. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve për aktor, ne vitin 1967. Ka realizuar mbi 90 role, duke qenë ndër aktorët kryesore të këtij teatri.

Ka spikatur për lojën e tij realiste, me një zë të plotë, i parapëlqyer për të jetësuar figura epike, heroike, duke gërshetuar aty me maturi me sens artistik anët e madhërishme me ato humane.

Disa nga rolet më të spikatura të tij janë Hodoja tek “Lidhur si fishekë gjerdani”, Batoja te “Jatagani”, Isa Boletini te “Besa e trojeve” etj., por edhe rol dytësor në filma, si “Jeta në duart e tjetrit”. /ZOOM.AL/