zoom

Aktualitet

Artan Hoxha “plas bombën”: Meta ka ikur nga shtëpia, ka një muaj që rri në hotel

Në një kohë kur vëmendjen ditët e fundit e ka marrë përplasja politike mes Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit, gazetari Artan Hoxha zbuloi se krisja mes çiftit është edhe në jetën personale.

Në një intervistë në “Top Talk”, Artan Hoxha deklaroi se Ilir Meta ka një muaj që është larguar nga shtëpia dhe jeton në hotel.

Po ashtu, sipas gazetarit, Meta ka hequr dorë edhe nga mbrojtja që duhet të ketë nga Garda e Republikës, si ish-president.

“Ajo parulla e famshme “me qetësi dhe dashuri”, në këtë moment me qetësi dhe dashuri e ka Kryemadhi, jo Meta. S’ka as dashuri se ka ik nga shtëpia, ka një muaj që rri në hotel, ka katër javë sot që qëndron aty, së dyti ka larguar Gardën e Republikës që është një problem i madh.

Ai është ish-president dhe 5 vite që nga momenti që ai ka lënë detyrën ai duhet të jetë çdo moment në sigurinë e Gardës së Republikës.

Gardistët që kanë qenë njerëz shumë besnikë të tij janë paraqitur në Gardë, kanë paraqitur njoftimin, i ka larguar titullari. Ai po përpriqet ta ringrejë dhe një herë partinë sepse rezultati i fundit që ka LSI është në zgjedhjet e 2021″, tha Artan Hoxha.