zoom

Stil

“Arrogante”, banorët komentojnë sjelljen e Kiarës: Njerëzit të kanë dashur

Që prej rihyrjes së saj në shtëpinë e “Big Brother VIP2”, Kiara Tito ka ndryshuar dukshëm sjellje.

Kjo është vënë re nga banorët, të cilët e kanë cilësuar si sjellje arrogante dhe ndryshim drastik. E gjitha kjo është komentuar edhe mbrëmë gjatë spektaklit të madh.

Nita Latifi tha se e ka vënë re ndryshimin e moderatores dhe se njerëzit e kanë dashur më shumë atëherë.

Nga ana tjetër, Krist Aliaj shtoi se Kiara tanimë ka disa sjellje që i bënte Luizi. Ndërkohë ky i fundit u shpreh se Kiara i pëlqen më shumë kështu.

Biseda mes banorëve:

Kiara: Kjo është një Kiarë me një siguri më tepër, kam kuptuar disa gjëra më shumë. Nëse shihni një Kiarë tjetër është e drejta ime.

Nita: Jo të na fyesh neve. Dole ndryshe erdhe ndryshe.

Kristi: Ke disa sjellje që i bënte Luizi.

Nita: Njerëzit të kanë dashur më shumë atëherë. Je njohur për drejtësinë tënde.

Luiz: Më pëlqen më shumë kështu.

Nita: Je duke ja ngrohur shumë shpatullat

Luzi: Kush të llogarit ty?

Nita: Pse po ndërhyn? Jam duke folur me Kiarën.

Kiara: Kam qenë unë që i kam dalë kundër Luizit për ju dhe çfarë keni bërë ju? Gjëra më shumë nuk them dot.

Bledi: Ka ndryshuar gjithçka. E kam thënë që kjo është Kiara e vërtetë. Kiara duhet të luftojë e vetme, do ta bëjë më të fortë, jo të luftojë nën ofertë. Kështu duhet të vazhdojë, të dimë e ne çfarë strategjie të bëjmë.

Efi: Kiara ka qenë e mirë dhe e sjellshme, jo kjo që është tani.

Dea: A është e lënduar që ka këtë sjellje?

Kiara: Jam e zhgënjyer./ Zoom.al