zoom

Lajme

Arrihet marrëveshja? Silvinjo konfirmon nëse do të qëndrojë në Shqipëri

Në datën e skadimit të kontratës së parë duket se po marrin përgjigje edhe pikëpyetjet nëse tekniku Silvinjo do të vazhdojë aventurën e tij me Kombëtaren Shqiptare, pas Euro 2024.

Trajneri brazilian mësohet se ka pasur komunikime intensive gjatë këtyre ditëve me drejtuesit e FSHF përmes menaxherit të tij, për të biseduar për kushtet e kontratës së re.

Së fundmi, Silvinjo ka konfirmuar se marrëveshja është arritur dhe se në ditët në vazhdim, pas përfundimit të pushimeve, do të konkretizohet me firmë dhe do të bëhe zyrtare edhe për median.

“Kemi folur dhe mund të them që kemi arritur marrëveshjen, por ende nuk kemi firmosur”, ka deklaruar Silvinjo për “Top Channel”.