zoom

Aktualitet

Arrestohet me urdhër të SPAK drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka

Drejtuesi i Prokurorisë së Vlorës, Aurel Zarka, është vendosur në pranga me urdhër të SPAK.

Gjithashtu janë arrestuar edhe ish-oficerja e krimeve të rënda Eriona Dautaj, avokatit Radovan Çela dhe⁠ Astrit Vladi.

Dyshohet se ata kanë abuzuar detyrën lidhur me një procedim.

Aurel Zarka u emërua në krye në krye të organit të akuzës më 9 maj të 2022, pasi kaloi me sukses procesin e vettingut duke u konfirmuar në detyrë nga KPK.