zoom

Bota

Arrestohen 3 shqiptarë, dhunuan biznesmenin italian

Tre shqiptarë pretendonin se kishin për të marrë 8000 euro për punën që kishin kryer te sipërmarrësi italian. Kjo ishte arsyeja pse tre shqiptarët sulmuan biznesmenin fillimisht me kërcënime dhe më pas me grushte.

Të tre, u identifikuan pas ankesës së një kontraktori ndërtimi nga zona Basso Chiese.

Të tre sulmuan biznesmenin me grushte. Në momentin që mbërriti policila të tre u larguan.

Megjithatë, policia arriti t´i gjurmojnë në provincën e Brescias ku dhe u arrestuan.