zoom

Politikë

Arrestimi i agjentit të FBI-së, Berisha publikon foton e Ramës me Dorian Duçkën në Kiev

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha në faqen e tij në “Facebook” ka publikuar një foto të kryeministrit Edi Rama ku thekson se është në shoqërinë e këshilltarit të tij, Dorian Duçka.

Foto e publikuar është nga vizita e kryeministrit Rama në Kiev, ndërsa kreu i PD shprehet e Duçka shihet në foto me një shishe në dorë.

Statusi:

Rama me këshilltarin e tij Dorian Duçka në Kiev!

Ps. Personi në cep majtas me shishe në dorë është famozi Dorian Duçka.