zoom

Kosova

VIDEO/ Arkitekti tregon se çfarë kishte nëntokë te vila e sekuestruar e ekstremistit serb Radoiçiç

Arkitekti Ideal Vejsa, në emisionin “Kosova Today”, ka folur për vilën e terroristit Milan Radoiçiq, e cila është ndërtuar buzë Liqenit të Ujmanit në veri të vendit.

Vejsa tha se vlera e vilës së Radoiçiqit është rreth 5 milionë euro, teksa shtoi se pjesa më e vlefshme dhe më e pakta që dihet për këtë vilë është pjesa nëntokësore e saj.

“Duke u nisur prej mënyrës së funksionimit të tij, mendoj se ekziston edhe diçka nëntokësore aty, për shkak të funksionimit dhe qasjes së tij”.

“Mendoj që ajo pronë është dashur të ndërtohej për 2 vjet. Ndërtimi varet edhe prej profesionistëve që kanë punuar aty. Nuk e dimë se a kanë qenë të jugut apo të Serbisë që janë merr me këtë ndërtim”, tha ai. Më poshtë edhe video e plotë. /ZOOM.AL/