zoom

Të gjitha

Arkëtoi 520 mln dollarë shtesë, Rama jep vetëm 80 mln dollarë për shqiptarët

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme shpërblimin që do të përfitojë administrata nga ajo që e ka cilësuar pakoja e madhe e fundvitit, ndonëse shifra e ndarë për qytetarët është shumë më e vogël se ajo që arkëtoi shteti për shkak të inflacionit të lartë.

Rama shprehet se 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, do të përfitojnë një vlerë 20.000 lekë të reja.

“Mirëmëngjes dhe me kënaqësinë që 12.280 punonjës të administratës me pagë nën 60 mijë lekë bruto, duke nisur nga sanitaret, punëtorët e shërbimeve mbështetëse, shoferët, nëpunësit e shkallëve më të ulëta, do të përfitojnë nga vendimi i qeverisë për Pakon e Madhe një vlerë 20 000Lekë (të reja), ju uroj të gjithëve të dashur miq gojëmbël e gojëthartë një ditë të fundit të vitit të paqme pranë familjeve tuaja”, shkruan Rama.