Aplikacion
Arjola tregoi se pikërisht në periudhën që babai u sëmur, mamaja e saj pushohet nga puna dhe e gjitha kjo ndodhi menjëherë sapo ajo ishte kthyer në familjen e saj, pasi ndërpreu marrëdhënien me ish-partnerin.
Aktorja rrëfeu se kërkonte punë intensivisht dhe asnjëherë nuk mundi ta siguronte një të tillë. Si rezultat i këtyre vështirësive në shtëpinë e saj nuk mund të kursehej asnjë lek.
‘’Kërkova punë kudo, më pas detyrohesha të merrja borxh që të vija në Tiranë për audicione. Nuk më thirri askush për të bërë aplikimet. Pasi informohesha për fituesit, aty e dija që unë kisha qenë shumë herë me e aftë se ato. Kam vuajtur shumë’’, tha ajo.