zoom

Të gjitha

Ariana Grande nuk gjen qetësi / Këngëtarja sulmohet sërish nga një përndjekës

Ariana Grande u sulmua përsëri nga një përndjekës i cili hyri në shtëpinë e saj në Montecito në ditëlindjen e saj të 29-të.

Nuk është hera e parë që personi në fjalë e bën diçka të tillë kundrejt këngëtares. Burri me emrin Aharon Brown, ndoqi Arianën vitin e kaluar kur arriti në shtëpinë e saj në Hollywood Hills me një thikë. Ai dyshohet se bërtiti ‘Do të të vras ‘ duke shkaktuar mjaft frikë.

Brown u arrestua për kërcënime kriminale në atë kohë dhe Grande iu dha një urdhër ndalimi pesë-vjeçar kundër tij pas incidentit. Për fatin e saj, Ariana nuk ishte në shtëpi kur dyshohet se ndodhi ngjarja dhe policia mbërriti dhe arrestoi Brown menjëherë pasi u ndez alarmi i sigurisë.

Brown është akuzuar për ndjekje, dëmtim të linjave të energjisë, vjedhje, shkelje të një urdhri gjykate dhe pengim.

Kjo nuk është hera e parë që Grande vihet në shënjestër të një sulmuesi të tillë. Në maj të vitit 2020, Grande dhe nënës Joan iu dhanë urdhra ndalimi pesë-vjeçar kundër një ndjekësi të quajtur Fidel Henriquez. Por kësaj radhe sulmuesi nuk e kërcënoi por ai kaloi fshehtas sigurimin për të lënë një shënim dashurie në derën e saj./L.K

/Zoom.al