zoom

Lajme

Ardon Jashari vesh fanellën e Milanit me numrin 30! Mesfushori shqiptar kontratë 5-vjeçare me klubin

Ardon Jashari vesh fanellën e Milanit me numrin 30! Mesfushori shqiptar kontratë 5-vjeçare me klubin

Ardon Jashari është zyrtarisht pjesë e klubit të Milanit. Mesfushori me origjinë shqiptare ka nënshkruar kontratë me kuqezinjtë më deri më 30 qershor 2030.

Ardon Jashari do të mbajë fanellën e klubit italian me numrin 30. Ai u transferua tek Milan pas arritjes së marrëveshjes me Club Brugge.

AC Milan njoftoi zyrtarisht nënshkrimin me futbollistit Ardon Jashari nga Club Brugge ditën e djeshme. Mesfushori, i lindur në Cham të Zvicrës, filloi udhëtimin e tij futbollistik me Luzern, duke debutuar me ekipin e parë në korrik 2020.

Ai vazhdoi të grumbullonte 102 paraqitje dhe nëntë gola gjatë kohës së tij me Die Leuchten. Në verën e vitit 2024, u transferua te Club Brugge, ku bëri 52 paraqitje dhe shënoi katër gola, duke fituar Kupën e Belgjikës.

Jashari ka katër paraqitje për Zvicrën, duke debutuar në shtator 2022. /ZOOM.AL

Postime të lidhura