Aplikacion
Ndoka, një personazh problematik, i dënuar në Itali për prostitucion, arriti të hynte në politikë dhe në parlament falë futjes së tij në listat e deputetëve të PS, nga kryeministri Edi Rama.
Ai dha dorëheqjen nga mandati pas miratimit të ligjit të Dekriminalizimit, por mandati i tij u shënjua nga një ngjarje e rëndë kur ai goditi në ambientet e parlamentit ish -deputetin e PD, Gent Strazimiri.
Në vitin 2018 ai u arrestua nën akuzën për tjetërsim pronash në zonën e Ranës së Hedhur, në Shëngjin, në kuadër të operacionit Volvo -4, por u lirua pak kohë më pas nga gjykata e Apelit.
Arben Ndoka, sipas SPAK, dyshohet se ka bashkëpunuar me grupin e Bajrajve dhe Pëllumb Gjokës në disa ngjarje kriminale. Në përgjimet e para të dosjes “Metamorfoza”, të siguruara nga zbërthimi i mesazheve të inkriptuara të SKY dhe ENCRO CHAT, bëhej fjalë edhe për një tentativë për të vrarë shtetasin Aleks Ndreka (Deda), i njohur me nofkën “Leksi i Druve”.
Ndreka u shpall në kërkim në fazën e parë të “Metamorfozës” që çoi në burg biznesmenin dhe investitorin strategjik Pëllumb Gjoka dhe shefin e Operacionales, Oltjon Bistri.
Ai kishte konflikte me fisin Ndoka dhe personalisht me ish -deputetin e PS, Arben Ndoka. Siç rezulton nga komunikimet në SKY dhe ENCRO CHAT, Aleks Ndrekën tentuan ta eliminonin me dron.
Nuk është e qartë nëse SPAK ka arritur të provojë lidhjen e ish -deputetit socialist me planin për të eliminuar Ndrekën, por burime të Zoom.al thonë se Prokuroria e Posaçme ka gjetur prova të forta dhe të pakundështueshme që provojnë aktivitetin kriminal të ish -deputetit socialist.
Zoom.al mëson se Arben Ndoka është larguar nga Shqipëria. Prej disa ditësh, ai dyshohet se po qëndron në Dubai, një vend ku janë mbledhur bosët e krimit të organizuar shqiptar, për shkak se Emiratet e Bashkuara Arabe nuk pranojnë ekstradimet e personave që kërkohen jashtë territorit të tyre.
Ka dyshime se Ndoka ta ketë organizuar largimin që kur dolën përgjimet e para të “Metamorfozës”, pasi ka parë që emri i tij përmendej në përgjime. Ndoka i kishte kufizuar prej kohësh lëvizjet e tij në Lezhë dhe vepronte kryesisht në aksin Lezhë – Shëngjin, për shkak të përplasjeve me grupe të ndryshme kriminale. Zoom.al mëson se ndaj tij u krye edhe një atentat i dështuar, i paraportuar deri tani në media.
Sipas opozitës, Arben Ndoka ishte shndërruar në njeriun më të pushtetshëm në rrethin e Lezhës, ku dirigjonte institucione të rëndësishme dhe emërime të zyrtarëve, kryesisht në Bashki, Polici e Kadastër.
Në Dubai gjendet gjithashtu edhe i shpallur tjetër në kërkim për të njëjtën dosje, Plarent Dervishi, një prej njerëzve më të pushtetshëm të botës së krimit, që vepron kryesisht Durrës. Ai dyshohet akuzohet edhe për organizimin e atentatit ndaj ish -prokurorit Arjan Ndoja dhe Rrumit të Shijakut ku mbeti i vrarë shoferi i ish-prokurorit. Edhe personazhe të tjerë të kërkuar nga drejtësia shqiptare po gjejnë strehim në Dubai. /Zoom.al
Trump emëron këshilltarin e vjetër Keith Kellogg, si të dërguar special për Ukrainën dhe Rusinë