zoom

Bota

Apple ndëshkon Rusinë!

Apple ka ndaluar të gjitha shitjet e produkteve në Rusi, si përgjigje ndaj pushtimit të Ukrainës.

Ndërkohë mediat shtetërore të lajmeve RT dhe Sputnik janë hequr nga App Store në të gjitha vendet e tjera.

Apple Pay dhe shërbimet e tjera janë gjithashtu të kufizuara në Rusi, tha kompania.

Në një deklaratë zyrtare, Apple njoftoi:

”Ne jemi thellësisht të shqetësuar për pushtimin rus të Ukrainës dhe qëndrojmë me të gjithë njerëzit që po vuajnë si rezultat i dhunës. Po mbështesim përpjekjet humanitare, po ofrojmë ndihmë për krizën e refugjatëve dhe po bëjmë gjithçka që mundemi për të mbështetur ekipet tona në rajon. Kemi ndërmarrë një sërë veprimesh në përgjigje të pushtimit. Po kështu kemi ndërprerë të gjitha shitjet e produkteve në Rusi. Javën e kaluar ndaluam të gjitha eksportet në kanalin tonë të shitjeve në vend.”