zoom

Lajme

Apeli i jep vulën e PD ish-kryeministrit Sali Berisha, Basha mbetet pa parti. Ja si u prit vendimi

Gjykata e Apelit të Tiranës i kthen vulën e Partisë Demokratike liderit historik të së djathtës, Rithemelimit të Sali Berishës.

Apeli vendosi që të mospranojë ankimimin e Enkelejd Alibeajt, duke njohur Rithemelimin si PD zyrtare. Trupa e përbërë nga treshja gjyqtare me relatore Alma Ahmeti, ndërsa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro, njohu vendimin e Agron Zhukrit, që kishte vendosur që vula t’i jepej Berishës. Ky i fundit ndodhet në ‘arrest shtëpie’, që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar.

Të buzëqeshur teksa përshëndetin me dy gishta e kanë pritur vendimin e Gjykatës së Apelit deputetët e Rithemelimit. Siç shihet nga foto e mësipërme, deputetët Flamur Noka, Gazment Bardhi, Agron Gjekmarkaj Luan Baçi dhe demokratë të tjerë, nuk e fshehën entuziazmin pas vendimit.

Gjykata e Apelit i dha fund kalvarit 3 -vjeçar të demokratëve.

Pas shqyrtimit mes trupës gjykuese, gjykata vendosi të rezervojë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën në fund të çështjes, me shkrim.

“Vendimin nuk do e shprehim, pasi rezervojmë të drejtën për t’u shprehur për kërkesën e bërë nga Rithemelimi për të mospranuar PD-në zyrtare në çështje, në vendimin përfundimtar.”, u tha në qëndrimin e palës gjykuese. Sakaq, pas disa orësh diskutimesh, trupa gjykuese u tërhoq për të dhënë vendimin. /ZOOM.AL/