zoom

Lajme

Apeli i dha vulën Berishës, mbështetësit ia marrin këngëve e valleve në seli: O Sali, o hero…

Pak pasi Gjykata e Apelit vendosi që t’i jepte vulën e PD-së, mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha kanë nisur festa në selinë blu.

Siç shihet nga pamjet, militantët kanë ‘pushtuar’ selinë e e PD-së së Rithemelimit, ndërsa kanë nisur me vallë dhe këngë.

“O Sali, o hero, ty gjithë Shqipëria të do”, dëgjohet teksa këndojnë militantët, ndërsa disa prej tyre janë veshur me veshje popullore.

Deputeti Flamur Noka, pas vendimit u shpreh se “vula u kthye tek partia e vërtetë dhe se ishte ditë e mirë për demokratët dhe e keqe për regjimin”. Ai apeloi që demokratët të riktheheshin në gjirin e partisë, duke aluduar për përkrahësit e Basha-Alibeaj. Këta të fundit ende nuk kanë bërë reagim zyrtar pas vendimit që u hoqi vulën e partisë dhe i lë pa përfaqësim e logo. /ZOOM.AL/