Aplikacion
Sipas anketës së Bankës së Shqipërisë, është rritur numri i familjeve që marrin hua në një institucion, (+2 p.p) kundrejt atyre që marrin borxh tek një i afërm (-5 p.p). Konkretisht, për 6-mujorin e parë të 2024-s, 71% e familjeve të anketuara kanë marrë borxh në një bankë apo institucion financiar, 29% tek një person fizik dhe 1% si formë malli e papaguar.
Në 35% të rasteve borxhi ka qenë në formën e një kredie, 6% kartë krediti dhe overdraft. Në rreth 38% të rasteve, huamarrja deklarohet në formën e ‘parasë në dorë’ dhe në 20% të rasteve në formë ‘malli të papaguar’.
Në 44% të rasteve, huamarrja është bërë me qëllim zhvillimin e një biznesi, me rënie vjetore 9 p.p dhe 30% për blerjen/riparimin e një prone, me rritje vjetore 7 p.p.
Për pjesën më të madhe të familjeve, 74% të tyre, pagesa e huasë zë më pak se 30% e të ardhurave mujore. 15% deklarojnë se ngarkesa e huasë kalon 31-50% të të ardhurave mujore dhe për 5% tejkalon edhe 70% të të ardhurave mujore.
58% e familjeve me hua deklarojnë se gjatë kësaj periudhe aftësia e tyre paguese nuk ka ndryshuar, ndërsa 32% deklarojnë përkeqësim.
Rreth 60% e të përgjigjurve kanë deklaruar se ‘nuk presin të marrin hua të re në 6 muajt e ardhshëm’, ndërsa rreth 44% e tyre deklarojnë se e konsiderojnë mundësinë dhe 1% të sigurtë.
Matja e BSH-së tregon se 93% e familjeve huamarrëse të anketuara zotërojnë 1-2 prona të patundshme. Vetëm 1% e familjeve huamarrëse deklarojnë se zotërojnë ‘më shumë se dy prona’, ndërkohë që rreth 6% e familjeve huamarrëse kanë deklaruar se ‘nuk zotërojnë asnjë pronë’
Nga përgjigjet e dhëna lidhur me zotërimin e pasurive financiare nga familjet, rezulton se 25% e familjeve huamarrëse, ‘nuk zotërojnë asnjë lloj pasurie financiare’. Për ata që kanë deklaruar pasuri, depozita është forma më e përhapur e investimit.
Atentati në Tiranë/ Kush ishte viktima dhe autorët, në vendin e ngjarjes asnjë gëzhojë