zoom

Slider

Ancelotti: Nuk mjafton gjysmëfinalja, Real kënaqet vetëm me trofeun

Programi i trajnerit të Real Madridit, Carlo Ancelotti, është i thjeshtë në prag të ndeshjes së parë gjysmëfinale me Manchester City-n.

CHAMPIONS – “Në këto lloj ndeshjesh ka një përzierje lumturie, sepse jemi shumë afër finales së turneut më të rëndësishëm në botë dhe shqetësimi për të luajtur kundër një skuadre të fortë. Jemi mësuar sepse në këtë Champions ne kemi pasur ndeshje shumë të vështira ndaj skuadrave që ishin favorite për të fituar trofeun. Luftuam, shkuam mirë dhe nga nesër do të luftojmë sërish”.

MAN CITY – “Vetëkuptohet që janë një skuadër e madhe. Ata kanë shumë vite që punojnë bashkë, e dinë mirë si dhe çfarë të bëjnë në çdo moment, kur sulmojnë por edhe kur humbasin topi. Ne jemi gati të reagojmë ndaj tyre me cilësi dhe të luajmë lojën tonë”.

SYNIMI ËSHTË PADYSHIM FINALJA – “Për Real Madridin nuk është sukses të kalosh në gjysmëfinale. Është sukses të arrish në finale. Është qëllimi ynë, sepse nëse Real Madrid arrin atje, atëherë kemi një përqindja të madhe për të fituar.

GUARDIOLA – “Ai është një trajner i madh dhe një novator i madh. Pep propozon një futboll sulmues dhe ishte diçka më shumë për të gjithë botën tonë. As ai dhe as unë, megjithatë, nuk fitojmë ndeshje, më së shumti një trajner mund të humbasë lojërat e tij”.

SERIE A – “Milan apo Inter? Unë e ndjek dhe jam shumë i tërhequr nga futbolli italian. Dje kuqezinjtë fituan një ndeshje të rëndësishme dhe do të jetë një luftë e fortë, e cila nuk ka qenë prej kohësh në Italia dhe mund të fitojë Milan”. /zoom.al/