Aplikacion
Pushtimi rus në Ukrainë ka ndjekur një rrugë të njohur: operacionet në zonën gri rregullojnë mosmarrëveshjet shoqërore, operacionet hibride përgatisin terrenin dhe sulmojnë forcat konvencionale, me taktikat kibernetike që kanë luajtur një rol udhëheqës që në fillim, në të trija fazat.
Në të vërtetë, në muajt përpara pushtimit, Rusia zbatoi një seri sulmesh kibernetike që kishin si shënjeshtër rrjetetet e qeverisë ukrainase dhe elementet e tjera të infrastrukturës së saj kryesore, përkatësisht mediat institucionale.
Kryesuesi midis tyre ishte një sulm në Janar që ndalonte shpërndarjen e sh rbimit (DDOS) i njohur si ‘Whispergate’ një operacion shkatërrues që çaktivizioi me sukses faqet që lidhni qeverinë me sektorin privat në të gjithë vendin.
Megjithatë është interesante që as Whispergate, as sulemet e tjera kibernetike nga Rusia nuk patën ndikimin e përafërt e sulmeve të mëparshme kibernetike në rajon. Ish-drejtori amerikan i Agjencisë së sigurisë kibernetike dhe sigurisë së Infrastrukturës vuri re që ato kishin një impakt ‘minimal’ .
Dhe ndërsa përgjithësisht pritej që sulmet kibernetike ruse do të përshkallzoheshin edhe më shumë ndërsa ajo nisi pushtimin, me dëmtimin e infrastrukturës kritike në Ukrainë si një qëllim i qartë kibernetike, sulme të tilla nuk u materializuan. Në të vërtetë , që në ditët kur u shpall ndërhyrja, energjia elektrike, media dhe interneti në Ukrainë ka mbetur i paprekur.
Ky është një pushim i dukshëm nga loja kibernetike e Rusisë , që nga lufta me Gjerogjinë në 2008 deri në aneksimin e Krimesë në 2014 dhe pushtimin e Ukrainsë lindore, që panë një kalim nga operacionet hibride në sulmet konvencionale të cilat përkojnë me një seri sulmesh të konsiderueshme dhe të qëndrueshme DDOS që dëmtuan qendrat e targetuara të gravitetit ndërkohë kanalet më të gjera të komunikimit ishin manipuluar që të lehtësojnë rrjedhën e keqinformimit dhe dizinformimit të ushqyera nga Rusia.
Per më tepër, në rastet e mëparshme aftësitë kibernetike të Rusisë ishin të reja dhe në zhvillim, por në gjysmë ne dekadës së fundit arsenali kibernetik është rritur ndjeshëm kë htu që tani besohet se është në gjendje të prishë qendrat e komandës ushtarake ukrainase dhe të çmontojë plotësisht rrjetet e energjisë ukrainase nëse dëshiron. Për shembull, një sulm rus në dhjetor 2015 çaktivizoi pjesërisht rrjetin verior të Ukrainës duke cuar në një ndërprerje të energjisë që preku gati një çerek milion qytetarë dhe zgjati deri në gjashtë orë në disa zona të caktuara.
Këto janë shpjegimet më të mundshme në lidhje me këtë shkëputje
Së pari, duke pasur parasysh se Rusia e ka përgatitur sulmin e saj ndaj Ukrainës prej shumë muajsh, është plotësisht e mundur që sulme të tilla janë përgatitur dhe organizuar por që ekzekutimi i tyre po vonohet qëllimisht. Vonesa mund të jetë thjesht pjesë e kohës dhe ritmit të përgjithshëm të përpjekjeve më të gjera të luftës.
Së dyti, sulmet kibernetike që janë ndërmarrë deri më tani kanë qenë në një shkallë të ulët, kjo mund të jetë një sinjal nga Ruasia, se ajo po e mban arsenalin e saj më agresiv kibernetik si një formë levash, jo për të bërë një dredhi pazaresh për konfliktin aktual me Ukrainën, por më tepër për ndonjë konfrontim në shkallë më të gjerë me NATO-n ose me Shtetet e Bashkuara.
Chester Wisniewski, një shkencëtar kërkimor në Sophos, thotë se sulmet e tanishme kibernetike mund të synojnë “të dërgojnë mesazhin se Rusia ka komprometuar një sasi të konsiderueshme të infrastrukturës ukrainase dhe këto janë vetëm kafshata të vogla për të treguar se sa i kudondodhur është depërtimi i tyre”.
Së treti, ushtrimi i kufizimit mund të jetë një lëvizje e qëllimshme e matur për të parandaluar përhapjen e konfliktit në anëtarët fqinjë të NATO-s ose vendet aleate. Shtetet e Bashkuara kanë qenë të prera që në fillim të konfliktit se sulmet kibernetike ndaj firmave amerikane ose infrastrukturës nga Rusia do të kenë një përgjigje të fortë dhe Rusia pa dyshim e kujton mirë sulmin e saj të vitit 2017, “NotPetya”, që fillimisht kishte në shënjestër infrastrukturën e qeverisë ukrainase, por që u përhap shpejt në rrjetet e sektorit privat përpara se të përhapet përtej kufijve të Ukrainës.
NotPetya ishte një kujtesë e qartë se sulmet kibernetike janë të vështira për t’u frenuar dhe veprimet që mund të shkaktojnë përfshirjen e drejtpërdrejtë të NATO-s ose të SHBA- mund të jenë përjashtuar nga Rusia ose të paktën po përjashtohen për fazën aktuale të planit të saj të përgjithshëm të luftës. Ky shpjegim duket gjithnjë e më jorealist duke pasur parasysh lehtësinë e dukshme me të cilën Rusia është e gatshme të rrisë tensionet.
Epërsia e aftësive sulmuese kibernetike ruse është vërtetuar dhe pranuar; Mirëpo përse vendi nuk i ka përdorur më shumë këto aftësi në ditët që kur filloi pushtimin e tij në Ukrainë, është e vështirë të kuptohet dhe duhet të na shqetësojë. Mund të jetë rast, që Rusia po “varros udhëheqjen e saj” si pjesë e një plani strategjik më të gjerë; ose se është e kujdesshme për të shmangur zgjerimin e konfliktit përtej kufijve të Ukrainës; apo edhe që Ukraina i ka zmbrapsur me sukses sulmet ruse. Ne duhet të lëvizim shpejt për të eksploruar këto dhe mundësi të tjera./ “TheNational Interest”- Shqipëroi për Zoom.al M.C