Aplikacion
Ndryshe nga çfarë u deklarua nga autoritetet shqiptare, se në vendin e pushtuar nga talebanët nuk ka asnjë shtetas shqiptar, 36-vjeçarja Ana ka mbetur e bllokuar. Ajo është nga Tirana dhe punon në një organizatë ndërkombëtare amerikane.
Shqiptarja ka mbetur e bllokuar në Kabul, në pamundësi për të lëvizur dhe për të ka nisur një operacion në bashkëpunim edhe me forcat amerikane që ndodhen ende në aeroportin e Kabulit, në mënyrë që ajo të vijë drejt Shqipërisë.