zoom

Lajme

Amerika Latine përcakton gjysmëfinalistët: Argjentinë-Kanada e Uruguaj-Kolumbi. Messi për të radhës

Amerika Latine përcakton dy gjysmëfinalistet e kompeticionit që po zhvillohet në SHBA, edhe për efekt marketingu. Brazili tashmë është lajmi kryesor, pasi ka mbetur jashtë pas gjuajtjes së 11-metërshave nga Uruguaji që shihet si favorit.

Tre nga ndeshjet çerekfinale (nuk ka 1/16-a), përfunduan në barazim 1-1 dhe 0-0, teksa Argjentinë-Ekuador, Brazil-Uruguaj dhe Venezuelë-Kanada shkuan te penalltitë (nuk ka shtesa 30 minutëshe deri në finale dhe shkohet direkt te penalltitë). Gjysmëfinalet që nisin të luhen nesër me orën amerikane, janë Argjentinë-Kanada, ku albicelestët do përpiqen të mbrojnë titullin e fituar më 2021 dhe Kolumbi-Uruguaj.

Argjentinë-Kanada u ndeshën edhe në grupe takimin e parë, që u fitua jo me lehtësi nga kampionët në fuqi 2-0. Kolumbia ishte e vetmja që fitoi në kohën e rregullt 5-0 ndaj Panamasë.

Te Brazili zhgënjyen të gjithë, me seleçaon që s’po kalon formën e saj më të mirë, por edhe që ra diorekt disa vende në renditjen e FIFA-s.

Një mbrëmje për t’u harruar ajo e sulmuesit Endrik, në duelin ndaj Uruguait, i cili zëvendësoi Vinicus të dënuar. Për shërbimet e 17-vjeçarit madrilenët paguan plot 47 milionë euro, me sulmuesin që do të bashkohet me klubin spanjoll.

Sulmuesi i Palmeirasit ka dështuar me fanellën e kombëtares së Brazilit. Endriku ka dhënë vetëm një pasim të saktë përgjatë kohës së ka qenë në fushë në përballjen ndaj Uruguait. Lojtari brazilian humbi gjithë duelet me kundërshtarët, ndërsa ato pak topa të pasuar prej tij asnjë herë nuk përfunduan në këmbët e shokëve të tij të skuadrës. Madje edhe një video përmbledhëse e Endrik ndaj Uruguait, është duke bërë xhiron e rrjetit. /ZOOM.AL/